Politike

Ndryshime në PS/ Rama largon koordinatorët e rretheve, kujt i besoi Tiranën dhe Shkodrën

23 Korrik 2019, 15:52 Nga DOSJA
Ndryshime në PS/ Rama largon koordinatorët e rretheve, kujt i besoi

TIRANË- Kryetari i PS-së, Edi Rama ka bërë 7 ndryshime në parti gjatë mbledhjes së sotme në Asamblenë Kombëtare.

Në fjalën e tij Rama njoftoi ndryshmin e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës dhe strukturave në parti.

Jam gati të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. Në Shkodër qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i bashkisë (Valdrin Pjetri). Në Tiranë për më shumë rezultat do ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme.

Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t’u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë.

Sekretare e Burimeve Njerëzor do të jetë  Nikolla. Ne vazhdojmë me regjistra të vdekur që mirë që janë me boshllëqe, por nuk i shërbejnë askujt. Këtë detyrë do ia ngarkojë Lindita Nikollit, i bindur që do të bëjë më të mirë. Ka qenë një çështje shqetësuese e Partisë Online.

Duke qenë i pari politikan që kam bërë “ciu-ciu” më takon që të ndjehem i shqetësuar që jemi shumë larg asaj që duhet të bëjmë dhe prandaj për këtë besoj që Blerina është njeriu i duhur që eksperiencën e koordinimit ta vë në dispozicion në një organizim dixhital të partisë.

Në kushtet kur Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do marrë drejtimin e Tiranës, drejtimin e Rinisë Gent Cakës dhe nëse nuk kam harruar ndonjë, pjesa tjetër e sekretariatit do të mbetet siç është, vetëm kur organizimi do të bëhet edhe nga Arbeni” deklaroi Rama.

Ndryshimet që bëri PS-ja në asamblenë e sotme

Valdrin Pjetri-koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit
Sandër Lleshaj-koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës

Ilir Beqja-sekretar per koordinimin e punes se keshillave

Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati-koordinator në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit
Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë
Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin
Arben Pëllumbi-sekretar për koordinimin dhe organizimin
Lindita Nikolla-sekretare për burime njerëzore në PS 

Mblidhet Asambleja e PS. Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në struktura, duke larguar Ditmir Bushatin, Blerina Gjylametin dhe Lindita Nikollën. Kryesocialisti paralajmëroi të tijët se nëse nuk punojnë do të përjashtohen nga partia. Rama ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore, duke theksuar se ajo në drejtësi nuk negociohet.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 23 korrik asambleja e ps-së edi rama ndryshimet ne ps 23 korrik asambleja e ps-së edi rama ndryshimet ne ps

Sondazh

Poll