Bota

Një shpërthim i murtajës afrikane të derrave është raportuar në një fermë në Gjermani

Një komitet krizash do të ngrihet javën e ardhshme, duke përfaqësuar të gjithë profesionistët përkatës dhe agjencitë qeveritare thuhet në njoftim.

26 Maj 2022, 17:53 Nga DOSJA
Një shpërthim i murtajës afrikane të derrave është
Murtaja e derrit

GJERMANI- Një shpërthim i murtajës afrikane të derrave është raportuar në një fermë në Gjermani, 6 km nga kufiri francez, në Forsheim am Kaiserstool, njoftoi sot Ministria Franceze e Bujqësisë. Në stallën e derrave u identifikuan 35 kafshë të infektuara të cilat u vranë. 

Deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast në faunën e egër të zonës përreth”, tha ministria. 

Një komitet krizash do të ngrihet javën e ardhshme, duke përfaqësuar të gjithë profesionistët përkatës dhe agjencitë qeveritare thuhet në njoftim.

Një shpërthim i murtajës afrikane të derrave u gjet gjithashtu në një fermë ku rriteshin 1500 kafshë në qytetin verilindor të Koresë së Jugut, Hongchon. Të gjitha kafshët e fermës u vranë për të mos përhapur sëmundjen ndërsa fermat e tjera të derrave në zonë do të hetohen, sipas Ministrisë së Ushqimit dhe Bujqësisë.

Murtaja afrikane e derrave nuk transmetohet te njerëzit, por shpesh është fatale për kafshët, duke rezultuar në humbje financiare për mbarështuesit. Ajo u shfaq në Afrikë dhe u përhap në Evropë dhe Azi, duke vrarë qindra mijëra derra në mbarë botën.

Kjo është hera e parë në shtatë muaj që një rast i kësaj sëmundjeje zoonotike është zbuluar në Korenë e Jugut. Në Evropë, murtaja afrikane e derrave qarkullon në Itali që nga janari, ku qeveria po zbaton një plan për të zhdukur virusin nga zona e Romës, ku janë identifikuar tetë raste.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll