Bota

Me fanellë futbolli në Kuvend, deputeti i Kosovës shfaqet ndryshe në seancën e sotme

Deputeti llapjan kishte veshur fanellën e Llapit me numër 4, përmes së cilës e shfaqi mbështetjen për ekipin e tij të zemrës.

26 Maj 2022, 15:48 Nga DOSJA
Me fanellë futbolli në Kuvend, deputeti i Kosovës shfaqet ndryshe
Fitim Haziri

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes VetëVendosje, Fitim Haziri është rikthyer në seancën e sotem me një veshje të veçantë, pasi mbante vënë bluzën e skuadrës Llapi.

Deputeti llapjan kishte veshur fanellën e Llapit me numër 4, përmes së cilës e shfaqi mbështetjen për ekipin e tij të zemrës.

Llapi dhe Drita do të përballen sonte në finale të Kupës së Kosovës, e cila do të luhet në Prishtinë. Kjo ndeshje ka bërë jehonë të madhe, sidomos në Podujevë dhe në Gjilan.

Llapi do ta kërkojë sonte mbrojtjen e trofeut të Kupës, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet duke filluar nga ora 20:00.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll