Bota

Lukashenko urdhëron krijimin e komandës së re ushtarake në kufi me Ukrainën

Duket se vendi planifikon të vendosë trupa të operacioneve speciale në tre zona pranë kufirit të tij jugor me Ukrainën.

26 Maj 2022, 17:35 Nga DOSJA
Lukashenko urdhëron krijimin e komandës së re ushtarake në
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka urdhëruar krijimin e një komande të re ushtarake për jugun e vendit, në kufi me Ukrainën, sipas një publikimi video.

Duket se vendi planifikon të vendosë trupa të operacioneve speciale në tre zona pranë kufirit të tij jugor me Ukrainën. Lukashenko ka folur gjithashtu për rolin e raketave të prodhuara nga Rusia në rritjen e mbrojtjes së vendit të tij.

Më herët nga zyrtar të Ukrainës u tha se Rusia ishte parë duke lëvizur sistemet e raketave Iskander në rajonin perëndimor të Brest-it të Bjellorusisë, duke rritur mundësinë e sulmeve të reja raketore në Ukrainën perëndimore.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll