Bota

"Nuk po bëjmë bllofin!", ministri i jashtëm turk 'kërcënon' Greqinë, shkak ishujt e Egjeut

Në një intervistë ai tha se Turqia është e vendosur në angazhimin e saj për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe foli rreth qëndrimeve dhe deklarateve të Athinës zyrtare.

26 Maj 2022, 16:43 Nga DOSJA
"Nuk po bëjmë bllofin!", ministri i jashtëm turk
Tsavusoglu

TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Tsavusoglu pas vizitës së tij në Izrael, ka komentuar tensionet dhe shkëmbimin e retorikave me Greqinë.

Në një intervistë ai tha se Turqia është e vendosur në angazhimin e saj për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe foli rreth qëndrimeve dhe deklarateve të Athinës zyrtare.

Ne nuk po bëjmë bllof. Nëse Athina nuk respekton, ne do t'i çojmë gjërat përpara."-tha ai.

Tsavousoglu tha se Turqia ja ka bërë të qartë edhe në SHBA qëndrimin e saj dhe theksoi se sheh një anim nga ana e tyre përsa i takon çështjes së ishujve.

 “Ndërsa njerëzit thoshin se bazat në një vend të NATO-s nuk janë kërcënim për një vend tjetër të NATO-s, kjo rritje nuk i ka shpëtuar vëmendjes sonë, natyrisht. ”-shtoi ai.

Ai vuri në dukje se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare që Greqia të anulojë statusin e ishujve që i është dhënë me kusht në kuadrin e Marrëveshjes së Paqes të Lozanës të vitit 1923 dhe të Parisit 1947. Çfarëdo arsye të gjejë Greqia, justifikimi i saj nuk zbatohet tha ai. 

"Cilat janë kushtet që të mos armatosë këta ishuj? Greqia i armatos që nga viti 1960 dhe ne thamë që nëse nuk tërhiqet, do të fillojë debati për sovranitetin, është e qartë. Jemi jashtëzakonisht seriozë, nuk bëjmë bllof sepse janë ishuj të kushtëzuar. Nëse Greqia, e cila në çdo fjalim flet për të drejtën ndërkombëtare, nuk e respekton atë, ne do të shkojmë më tej. Hapat e Greqisë synojnë të përbëjnë një kërcënim për Turqinë."-përfundoi ai.

Kujtohet se më 30 shtator Turqia i kishte dërguar një letër OKB-së për çmilitarizimin e ishujve. Nëntë muaj më vonë, ministri i Jashtëm Themistoklis Demiris i dërgoi Antonio Guterres qëndrimin e palës greke.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll