Aktualitet

“Koka” në grabitjen e Rinasit, Policia i sekuestron pasurinë e majme Klement Çalës

23 Korrik 2019, 17:09 Nga DOSJA
“Koka” në grabitjen e Rinasit, Policia i sekuestron

ELBASAN- Policia e Elbasanit në sajë të operacionit “KUSARTH” ka selkuestruar një pasuri me vlerë 500 mijë euro, në pronësi të Klement Çalës, i akuzuar si “koka” e grabitjes në Rinas, dhe familjarëve të tij.

Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar një apartament në Elbasan, 500 metra truall po në Elbasan, 50% e aksioneve të një shoqërie në zotërim të tij si dhe 809,5 n2 arë gjithashtu në Elbasan, me pretendimin se këtë pasuri i ka përfituar nga aktiviteti kriminal.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan
Finalizohet operacioni “KUSARTH” për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të 31-vjeçarit, që kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të proçedimit penal të regjistruar pranë kësaj prokurorie për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua peracioni policor i koduar “KUSARTH”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 31-vjeçarit K.C dhe familjarëve të tij.

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet proçedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të tyre, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:
-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-50 % e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.

Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare që rrjedh nga aktivitet kriminal.

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej drejt Vienës, në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(a.m, k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas klement cala sekuestrohet pasuria e klement cales grabitja ne rinas klement cala sekuestrohet pasuria e klement cales

Sondazh

Poll