Aktualitet

KLGJ jep alarmin: Pa Gjykatën e Lartë, lirohen të ndaluarit për ekstradim. Eksod të çështjeve në Strasburg

23 Korrik 2019, 13:23 Nga DOSJA
KLGJ jep alarmin: Pa Gjykatën e Lartë, lirohen të ndaluarit

TIRANË- Mosfunksionaliteti i Gjykatës së Lartë prej muajsh tashmë mund të sjellë një rëndim të situatës mbi Buxhetin e Shtetit, pasi siç argumenton nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku mund të ketë një eksod të dosjeve e ankimeve në Strasburg.

“Problematikë është shqyrtimi mbi kompetencat mes gjykatave; Pamundësia e shqyrtimit të çështjeve civile me objekt rekursi persa i përket sidomos ankimeve të individit, por edhe ankimeve të shtetit që dëmtojnë buxhetin e shtetit. Problematikë është edhe “eksodi” i çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut ne rast mos funksionimi vazhdues të Gjykatës së Lartë”, shprehet Qoku.

Por cila mund të jetë zgjedhja? Nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku thekson se zgjidhja është ndërhyrja emergjente për plotësimin e trupës me të patën anëtarët jo gjyqtarë.

Por edhe kjo zgjidhje do të kërkojë të paktën tre muaj, e për këtë arsye nënkryetari Qoku parashtroi edhe një zgjidhje alternative që është delegimi i përkohshëm i anëtarëve të Gjykatave më të ulëta në Gjykatën e Lartë, deri në vendosjen në shinat e e funksionaliteti të Gjykatës së Lartë, një formulë e vënë në dukje muaj më parë edhe nga Euralius.

Këtë mërkurë është afati i fundit i personave, jo gjyqtarë, të interesuar për të kandiduar për Gjykatën e Lartë. Deri më tani janë regjistruar si kandidatë vetëm katër persona, por në orët në vijim pritet të ketë edhe emra të tjerë që do të regjistrohen.ffun

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë klgj maks qoku reforma ne drejtesi gjykata e lartë klgj maks qoku reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll