Aktualitet

Konfirmohet në detyrë Olsian Çela, rivali i Arta Markut

23 Korrik 2019, 11:34 Nga DOSJA
Konfirmohet në detyrë Olsian Çela, rivali i Arta Markut

Tiranë- Konfirmohet në detyrë kandidati për kyeprokuror Olsian Çela, rivali i Arta Markut. Trupa gjykuese në KPK, e cila përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryetar, Brunilda Bekteshi anëtare, Ilia Komici relator,  vendosi që Çela të konfirmohej në detyrë.

Sipas deklarimeve në KPK, Çela nuk ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe ka të ardhura të ligjshme. “Nuk janë konstatuar deklarime të rreme për deklarimin e pasurisë, as për figurën dhe profesionin,”, njofton KPK.

Ky vendim është  pritur me duartrokitje në sallë dhe aty ishte i pranishëm edhe vetë Olsjan Çela si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

 

 

Gara për kryeprokurorin

Kandidat për prokuror të Përgjithshëm janë tashmë Olsian Çela, Arta Marku, prokurore e përkohshme, Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit, dhe avokati Lulzim Allushaj.

Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar. Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara për kryeprokuror konfirmohet në detyrë olsian çela arta marku gara për kryeprokuror konfirmohet në detyrë olsian çela

Sondazh

Poll