Aktualitet

13 mandatet e këshillave/ Kolegji Zgjedhor vijon me vendimet, mbyll 61 bashkitë deri të premten

23 Korrik 2019, 13:33 Nga DOSJA
13 mandatet e këshillave/ Kolegji Zgjedhor vijon me vendimet, mbyll 61

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka bërë këtë të martë shpërndarjen e mandateve për 13 këshillat bashkiak duke e çuar në 20 numrin e bashkive, ku këshillat kanë tashmë një mandat.

Pritet që brenda kësaj jave të përfundojë edhe shqyrtimi i 41 kërkesave të tjera ankimore për shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiak.

Nëse kolegji zgjedhor do të vendose shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiak në të gjitha bashkitë, atëherë pritet që Komisioni Qendror I Zgjedhjeve të miratojë tabelën kombëtare të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i hapur rrugë kështu edhe mbledhjeve të këshillave të rinj bashkiak si dhe betimit të 61 kryebashkiakeve të rinj.

Partia Socialiste ankimoi në kolegj zgjedhor vendimeve të KQZ për këshillat bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk mundi të bënte shpërndarjen e mandateve për shkak të mos arritjes së minimumit prej 5 votash.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 13 mandatet e keshillave kolegji zgjedhor zgjedhjet 30 qershor 2019 13 mandatet e keshillave kolegji zgjedhor zgjedhjet 30 qershor 2019

Sondazh

Poll