Aktualitet

Dhunimi i memorialit të Thimio Lolit, OMONIA: U godit zemra e minoritetit, do e rindërtojmë

23 Korrik 2019, 14:03 Nga DOSJA
Dhunimi i memorialit të Thimio Lolit, OMONIA: U godit zemra e minoritetit,

SARANDË- Pas dhunimit të memorialit të Thimio Lolit në Finiq, ka ardhur dhe një reagim nga organizata OMONIA. Në një deklaratë për mediat, kjo organizatë e quan si goditje terroristë në zemër të Minoritetit Etnik Grek, sulmin ndaj këtij monumenti.

Më tej në deklaratë shtohet se do të ringrihet sërish monumenti i Thimo Lolit, të cilin e quajnë si “luftëtar legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale”.

DEKLARATA E PLOTË

Sot në të gdhirë në kryefshatin e trevave të Vurgut, në Krane dhe pikërisht në qendrën e komunitetit, në ambientet e oborrit të Kishës së Hirshme dhe Shkollës, u shënua një goditje e organizuar terririste me përdorim të një sasie të konsiderueshme lëndësh plasëse. Shkas përbën akoma një herë vandalizimi i Monumentit që me nismë të BDMEG OMONOIA, banorëve të fshatit dhe me miratimin e autoriteteve lokale, ishte ngritur para disa vjetësh për të nderuar Kujtimin e luftëtarit legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale, Thimjo Lloli.

Monumenti pas këtij akti u shkatërrua tërësisht por përtej kësaj grupi i organizuar që veproi deshi të dërgoj edhe mesazhin se nuk mjaftohet vetëm me vare dhe lloza. Tanimë aktivizohet me metoda të terrorizmit!

Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik. Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë.

Madje nuk është koinçidencë e rastit që bashkë me të tjera episode të rënda të grabitjeve dhe shkatërrimeve në banesa të pjesëtarëve të MEG, të gjitha ndodhin në kuadrin e gjendjes së brendshme jo të qëndrueshme në Shqipëri dhe në periudhën që pjesëtarë të Komunitetit tonë që jetojnë në Greqi, kthehen masivisht në fshatrat dhe krahinat e tyre.

Nga ana e jonë si BDMEG OMONOIA jemi tanimë orientuar në vendimin që arkitektë dhe artistë pjesëtarë të MEG të realizojnë projektin respektiv dhe propozimin dhe gjithashtu realizimin e një fushate mes anëtarëve të Organizatës,për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri të përshtatshëm për Thimjo Lloli-n por edhe për historinë e përpjekjeve tona në vijimësinë e prezencës historike të Helenizmit në trevat amtare.

Një sasi dinamiti është vendosur sot në memorialin e Thimio Lolit në Finiq, ku ka pasur dëmtime të mëdha. Sipas infoprmacioneve mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe nuk dihen ende autorët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demtohet monumenti i thimio lolit dinamit monumentit te thimio lolit omonia thimio loli demtohet monumenti i thimio lolit dinamit monumentit te thimio lolit omonia thimio loli

Sondazh

Poll