Aktualitet

Erdhën për finalen në Tiranë/ Plagosën shqiptarin, arrestohen 2 holandezët

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, goditën shqiptarin me sende të forta. 

26 Maj 2022, 12:40 Nga DOSJA
Erdhën për finalen në Tiranë/ Plagosën shqiptarin,
Sherri

TIRANË- Policia ka vënë në pranga dy turistë holandezë të cilët dyshohet se janë autorë të dhunës së ushtruar ndaj një shqiptari. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datë 24 Maj, në 'rrugën e Barrikadave'. Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, goditën shqiptarin me sende të forta. 

NJOFTIMI:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Finalja e Conference League solli në Shqipëri turistë holandezë dhe italianë. Tifozët e skuadrave të Romës dhe Feynoord qëndruan në Tiranë për 3 ditë më radhë, në të cilat shkaktuan edhe trazira. Një prej tyre ndodhi në datën 24 Maj, në rrugën e Barrikadave për të cilën Dosja.al siguron videon.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll