Aktualitet

Sulmi terrorist ndaj postës kufitare, pse rojet ishin të paarmatosur

Pilo Ndini, në atë kohë komandant i Policisë Kufitare në Komisariatin e Gjirokastrës ka hequr regjimin e ruajtjes së kufirit në postën kufitare.

26 Maj 2022, 12:11 Nga DOSJA
Sulmi terrorist ndaj postës kufitare, pse rojet ishin të paarmatosur
Masakra e Peshkëpisë

TIRANË- “Në momentet që ne flisnim lidhur me cështjen janë parë gjithë pistat. Por sjan gjetur të dhëna që krijoni bindjen se kishte brenda repartit ushtarak bashkëpunim në lidhje me ngjarjen” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror i çështjes

Problemi nuk kufizohej vetëm te mungesa e municioneve por lidhej dhe me organizimin e postës kufitare. Pilo Ndini, në atë kohë komandant i Policisë Kufitare në Komisariatin e Gjirokastrës ka hequr regjimin e ruajtjes së kufirit në postën kufitare. Posta ishte kthyer në qendër stërvitje për rekrutët e rinj dhe kjo duket se shpjegon pse rojat i kishin armët pa municione.

“Me cfarë kuptuam ne dhe cfarë materialesh morëm nga arkivat e policisë në Gjirokastër apo gjkata që në atë kohë ishin ushtarake, kuptuam që këta perosna të marrë për shpërdorim detyre nuk kishin zbatuar drejt detyrën jo vetëm për mbojtjen e repartit por edhe republikës së shiqpërisë” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror i çështjes

Ndini kishte deklaruar aso kohe se nuk kishte vendim për emërimin në detyrën në fjalë por ishte njoftuar gojarisht nga shefi i komisariatit Ylber Meraja. Ky i fundit, ka deklaruar se ekziston një vendim i tillë por dokumenti nuk është administruar siç sqarohet në dosjen hetimore. Edhe Meraja u mor i pandehur aso kohe.

Marrë nga TopChannel 

Sondazh

Poll