Bota

Kurti viziton fabrikën e çokollatave në Zvicër: Emigrantët na sjellin gjithmonë

Gazeta Express shkruan se Kurti ka thënë se zakonisht kur emigrantë kur vijnë në Kosovë, i sjellin familjes çokollata zvicerane.

25 Maj 2022, 23:39 Nga DOSJA
Kurti viziton fabrikën e çokollatave në Zvicër:


KOSOVË
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën zvicerane të prodhimit të çokollatës “Läderach”. Gazeta Express shkruan se Kurti ka thënë se zakonisht kur emigrantë kur vijnë në Kosovë, i sjellin familjes çokollata zvicerane.

Ai u ka bërë ftesë drejtuesve të fabrikës që të kenë parasysh hapjen e një dege të prodhimit të çokollatës edhe në Kosovë. Për shkak të diasporës sonë të madhe, posaçërisht në vendet gjermanofolëse Zvicër, Gjermani dhe Austri dhe dërgesave të tyre prej një miliard euro në vit, konsumi vendor është në shkallë të mirë, ka thënë kryeministri Kurti.

Si faktorë të klimës së mirë për investime, ai ka potencuar indikatorët pozitivë ekonomikë, rritjen ekonomike impresive dyshifrore, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll