Bota

El Chapo ankohet për trajtimin në burg: Mizor e i padrejtë, shpesh largohem pa ngrënë

Infobae shkruan se që atëherë ai ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado të Shteteve të Bashkuara dhe së fundmi tha se trajtimi që ai merr atje është i padrejtë.

25 Maj 2022, 23:24 Nga DOSJA
El Chapo ankohet për trajtimin në burg: Mizor e i padrejtë,
El Chapo

SHBA- Pas një gjyqi të gjatë kundër tij, Joaquín "El Chapo" Guzmán u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor në shkurt 2019 për 10 krime që lidhen me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Infobae shkruan se që atëherë ai ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado të Shteteve të Bashkuara dhe së fundmi tha se trajtimi që ai merr atje është i padrejtë.

Përmes një letre në të cilën kishte akses rrjeti Univisión, trafikanti më i famshëm i drogës në Meksikë shprehte atë që ka vuajtur brenda burgut amerikan në të cilin ka kaluar tashmë tre vjet. Ai shtoi se: Kam vuajtur shumë. Më shërbejnë pak ushqim dhe shpesh largohem i uritur. Prej trajtimit në burgun ADMAX, tani vuaj nga dhembje koke, humbje e memories, kontraktime muskulore, stres dhe depresion. Trajtimi im është mizor dhe i padrejtë, kjo më bën të vuaj nga probleme fizike dhe psikologjike.

Letra me shtatë faqe, e shkruar në anglisht, filloi duke kujtuar se ai është një meksikan 64-vjeçar i ekstraduar nga Meksika në Shtetet e Bashkuara në janar 2017. Në fund ai e firmosi me emrin e tij "Joaquín Guzmán L."

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll