Bota

"Mali i Zi është i hapur për të ofruar ndihmë", Abazovic i shpreh mbështetjen Kulebës për Ukrainën

Abazovic tha se Mali i Zi i jep mbështetje të plotë popullit ukrainas që po lufton për parimet dhe vlerat universale të njerëzimit, duke shtuar se uniteti dhe solidariteti janë të një rëndësie të madhe në këtë kohë.

25 Maj 2022, 18:54 Nga DOSJA
"Mali i Zi është i hapur për të ofruar
Kuleba dhe Abazovic

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic ka takuar ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmitry Kuleba në Forumin e Davosit ku i shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën.

Abazovic tha se Mali i Zi i jep mbështetje të plotë popullit ukrainas që po lufton për parimet dhe vlerat universale të njerëzimit, duke shtuar se uniteti dhe solidariteti janë të një rëndësie të madhe në këtë kohë.

"Mali i Zi është i hapur për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe mbështetje edhe më të fortë për Ukrainën," tha kryeministri.

Sipas Qeverisë, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Abazovic është takuar me Kulebën, i cili e ka njohur me situatën aktuale në Ukrainë.

Abazovic e informoi Kulebin për numrin e qytetarëve ukrainas që mbërritën në Mal të Zi, duke theksuar se Mali i Zi është i hapur për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe mbështetje edhe më të fortë për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

Abazovic dhe Kuleba ranë dakord që të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe ranë dakord për disa hapa të ardhshëm të përbashkët.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll