Bota

Shpërthime në Afganistan, humbin jetën 14 persona

Një bombë shpërtheu brenda një xhamie në kryeqytetin Kabul të mërkurën vonë, duke vrarë të paktën pesë persona dhe 22 të tjerë u plagosën.

25 Maj 2022, 22:19 Nga DOSJA
Shpërthime në Afganistan, humbin jetën 14 persona
Shperthimi

AFGANISTAN- Një seri shpërthimesh në qytetin verior të Mazar-i-Sharif ka vrarë nëntë persona ndërsa një shpërthim në një xhami në kryeqytetin Kabul la të paktën pesë besimtarë të vdekur. Al Jazeera shkruan se një bombë shpërtheu brenda një xhamie në kryeqytetin Kabul të mërkurën vonë, duke vrarë të paktën pesë persona dhe 22 të tjerë u plagosën.

Disa ambulanca nxituan në xhaminë në Kabul për të transportuar viktimat e shpërthimit. Nuk ka detaje të mëtejshme mbi shpërthimin që goditi Xhaminë Hazrat Zakaria në Distriktin 4 të Policisë qendrore të qytetit, sipas Khalid Zadran, një zëdhënës i policisë talebane në Kabul.

Shpërthimi ndodhi ndërsa njerëzit ishin brenda xhamisë për lutjet e mbrëmjes,” tha Zadran.

Ndërsa shpërthimi i dytë shënjestroi tre minibusë në qytetin verior të Mazar-i-Sharif ku mjete shpërthyese u vendosën brenda automjeteve, sipas Mohammad Asif ëaziri, një zëdhënës i emëruar nga Talibanët në provincën Balkh. Ai tha se shpërthimet vranë nëntë dhe plagosën 15 persona.

“Bombat u vendosën në tre minibusë në lagje të ndryshme të qytetit”, tha Waziri, duke shtuar se 15 persona të tjerë u plagosën. Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimet.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll