Bota

Lufta në Ukrainë, Princi Charles viziton qendrën e refugjatëve në Rumani

CNN shkruan se Princi Charles iu bashkua Madhërisë së Saj Margareta, kujdestares së Kurorës Rumune, në vizitën në Qendrën e Donacioneve Romexpo për refugjatët ukrainas në Bukuresht, për të parë nga dora e parë përgjigjen e  autoriteteve rumune dhe të organizatave ndërkombëtare dhe lokale ndaj krizës humanitare në Ukrainë.

25 Maj 2022, 21:05 Nga DOSJA

Lufta në Ukrainë, Princi Charles viziton qendrën e

RUMANI- Princi Charles ka bërë një vizitë në një qendër ukrainase të refugjatëve në Rumani, sipas një njoftimi për shtyp nga Clarence House. CNN shkruan se Princi Charles iu bashkua Madhërisë së Saj Margareta, kujdestares së Kurorës Rumune, në vizitën në Qendrën e Donacioneve Romexpo për refugjatët ukrainas në Bukuresht, për të parë nga dora e parë përgjigjen e  autoriteteve rumune dhe të organizatave ndërkombëtare dhe lokale ndaj krizës humanitare në Ukrainë.

Si pjesë e vizitës, ata folën me“ ukrainasit që kanë ikur nga tmerret e luftës në Ukrainë. Qendra ka parë një “rritje të qëndrueshme” në numrin e refugjatëve ukrainas që ka mirëpritur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Rumania ka mirëpritur një nga numrin më të lartë të refugjatëve ukrainas në Evropë, sipas të dhënave nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Që nga 24 maji, 972,203 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Rumani, sipas përditësimit të fundit të UNHCR-së.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll