Bota

Papa Françesku 'zemërthyer' nga të shtënat në shkollën e Teksasit, bën thirrje për kontrollin e armëve

Të pranishmit në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e tij të përgjithshme javore duartrokitën thirrjen e tij, të bërë një ditë pas të shtënave më të rënda në shkollë në Shtetet e Bashkuara në gati një dekadë.

25 Maj 2022, 18:37 Nga DOSJA
Papa Françesku 'zemërthyer' nga të shtënat
Papa Francesku

VATIKAN- Papa Françesku tha sot se ishte "zemërthyer" nga të shtënat në një shkollë në Teksas ku u vranë të paktën 19 fëmijë dhe dy mësues, duke bërë thirrje për kontroll më të madh të armëve.

Sipas Reuters, të pranishmit në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e tij të përgjithshme javore duartrokitën thirrjen e tij, të bërë një ditë pas të shtënave më të rënda në shkollë në Shtetet e Bashkuara në gati një dekadë.

"Jam zemërthyer nga masakra në shkollën fillore në Teksas. Unë lutem për fëmijët dhe të rriturit që u vranë dhe për familjet e tyre. Është koha t'i themi "mjaft" trafikut pa kriter të armëve. Le të angazhohemi të gjithë që tragjedi si kjo të mos ndodhin më,"-" tha Françesku për të shtënat në Uvalde, Teksas.

Françesku shpesh ka marrë përsipër të flasë për industrinë e armëve. Në vitin 2015 ai tha se njerëzit që prodhojnë armë ose investojnë në industritë e armëve janë hipokritë nëse e quajnë veten të krishterë.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë disa orë pas të shtënave, dukshëm i tronditur u shfaq dhe presidenti, Joe Biden, i cili u kërkoi amerikanëve të ngriheshin përballë lobit të fuqishëm politik të armëve, të cilin ai e fajësoi për bllokimin e miratimit të ligjeve më të ashpra për sigurinë e armëve të zjarrit. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll