Art&Argëtim

Shtruat darkë për rikthimin e Berishës në krye të PD? Sikletoset Armina, Dalina Buzi: Është lider

Armina Mevlani tha se Sali Berisha u thirr nga baza për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike.

25 Maj 2022, 22:36 Nga DOSJA
Shtruat darkë për rikthimin e Berishës në krye të PD?
Armina Mevlani dhe Dalina Buzi

TIRANË- E fejuara e Shkëlzen Berishës, djalit të kryedemokratit Sali Berisha, Armina Mevlani ka treguar përshtypjet e para pas zgjedhjes së liderit historik të PD-së në krye të partisë që themeloi. Në emisionin "Goca&Gra", Armina tha se Berisha u thirr nga baza për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërsa ndërhyri dhe botuesja Dalina Buzi, e cila bëri një analizë të shkurtër të Berishës dhe identikitit të tij në krye të PD-së.

PJESË NGA BISEDA:

Dalina Buzi: Përsëritet lajmi se Sali Berisha merr drejtimin e PD. 30 vjet. Armina...

Armina Mevlani: Kam konflikt interesi, ça të them

Dalina Buzi: Po a kishte gëzim? A shtruar ndonjë tavë me pula

Armina Mevlani: Gëzim sigurisht që kam por më mirë mos të jap komente të tjera.

Rita Petro: Sa kanë votuar nga anëtarët e shtëpisë?Armina Mevlani: Të gjithë. Kësaj herë më shumë se nga familja, e kanë thirrur njerëzit.

Dalina Buzi: Unë kam një teori timen që Berisha nuk ka ikur asnjëherë nga PD. Është lideri historik.  Kam qenë në një familje që nuk e ka dashur kurrë Berishën. Ai ka aftësi ose ta bësh ta urresh, apo ta urresh në marrëzi. Babai im shante vetëm kur dilte ai. Ai është vjehrri yt por i përket të gjithë shqiptarëve. Berisha nuk u largua nga PD asnjëherë. Ai e la dhe e mori prapë. Dhe e vetmja kohë që e la ia la një njeriu që është e kundërta e tij. S'e e kap pasuria edhe liderin. Atë që e ka Berisha e kanë pak lidera që mbeten në historinë e botës. Ai e njeh popullin e tij shumë mirë dhe është dukur gjithmonë më në tokë nga të gjithë liderët më i vërteti. Dhe më me popullin, më me njeriun. Askush nuk mund të jetë në drejtim të PD veç tij.

Rita Petro: Unë jam më mes.

Dalina Buzi: Kur ti piqesh, sheh balancat, por edhe ai vetë ka mësuar me kalimin e kohës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll