Art&Argëtim

'Kanye ishte shumë tip i vështirë', Caitlyn Jenner flet për martesës e dështuar të Kim Kardashian me reperin

Jenner theksoi, megjithatë, se West, 44 vjeç, kishte qenë në "anën" e saj kur ajo në 2015 ndryshoi gjini dhe identitet, por ajo ende e konsideron reperin miliarder një "djalë shumë të komplikuar".

25 Maj 2022, 19:44 Nga DOSJA
'Kanye ishte shumë tip i vështirë', Caitlyn Jenner flet
Caitlyn Jenner, Kim Kardashian dhe Kanye West

SHBA- Ish bashkëshorti i Kris Jenner, Caitlyn Jenner ka folur hapur mbi marrëdhënien e Kim Kardashian dhe ish-bashkëshortit të saj Kanye West ku tha se jetesa e tyre ka qenë e vështirë.

"Ai ishte shumë i vështirë për të jetuar me të," tha ish-olimpisti, 72 vjeç, në "The Pivot Podcast" të martën.

Sipas Pagesix, Jenner theksoi, megjithatë, se West, 44 vjeç, kishte qenë në "anën" e saj kur ajo në 2015 ndryshoi gjini dhe identitet, por ajo ende e konsideron reperin miliarder një "djalë shumë të komplikuar".

"Në fakt, unë jam shumë e lumtur për Pete tani me Kim," shtoi ajo, duke folur për romancën e re të Kim me komedianin e "Saturday Night Live" Pete Davidson.

Ne kemi një humorist në familje. Epo! Nuk kemi nevojë për më shumë reperë. Ne kemi nevojë për një humorist në familje.”-shtoi Jenner.

Jenner tha se Kardashian, 41 vjeç, kohët e fundit solli Davidson, 28 vjeç, në shtëpinë e saj në Malibu për ta takuar atë dhe ai mori miratimin e saj.

Pete është shumë ndryshe, por Kimberly ka kaluar shumë me burrat me të cilët ka qenë, veçanërisht Kanye. Pete është 180 gradë në drejtimin tjetër. Para së gjithash, ai e trajton atë aq mirë dhe kur ata ishin këtu, Kim ishte kaq e lumtur dhe ajo meriton të jetë e lumtur.”-shtoi Jenner.

Kardashian filloi të takohej me Davidson në tetor 2021 mes divorcit të saj nga West. Në mars, një gjykatës i Los Anxhelosit shpalli yllin e "Kardashians" dhe CEO i Yeezy ligjërisht beqarë. Ish-çifti, i cili u martua në maj 2014, ka katër fëmijë: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3.

Ndërkohë, lidhja e Kardashian dhe Davidson ka vazhduar të forcohet. Çifti bëri debutimin e tyre publik në premierën e "Kardashians" në prill, por nuk shkuan në tapetin e tyre të parë të kuq deri në fund të atij muaji në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ata gjithashtu morën pjesë në Met Gala 2022 më 2 maj.

West, nga ana e tij, ka kërkuar trajtim për t'u bërë një "njeri më i mirë dhe një baba më i mirë", tha më parë një burim pasi fituesi i Grammy-t bëri një seri shakash drejtuar Kardashian dhe Davidson në Instagram në fillim të këtij viti.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll