Art&Argëtim

Aktori shqiptar pjesë e festivalit të Kanës, parakalon në tapetin e kuq krah regjisorit të njohur

Ukaj luan në filmin 'Tori et Lokita' me regji të Jean-Pierre Dardenne dhe flet për miqësinë e një djali nga Belgjika dhe një vajze nga Afrika.

25 Maj 2022, 18:31 Nga DOSJA
Aktori shqiptar pjesë e festivalit të Kanës, parakalon në
Alban Ukaj

FRANCË- Aktori shqiptar Alban Ukaj ka parakaluar në tapetin e kuq në Festivalin prestigjioz të filmit në Kanë të Francës.

Ukaj luan në filmin 'Tori et Lokita' me regji të Jean-Pierre Dardenne. Filmi është prodhim i këtij viti dhe flet për Belgjikën në ditët e sotme ku një djalë i ri dhe një vajzë adoleshente e cila ka udhëtuar e vetme nga Afrika krijojnë një shoqëri të papritur, kundrejt vështirësive të tyre si mërgimtar.

Në një intervistë ai foli për filmin si dhe për vëllezërit Dardenne të cilët i vlerësoi si regjisor të mëdhenj.

 “Vëllezërit Dardenne janë mësues, miq të mirë dhe regjisorë të mëdhenj. Ata janë ndër intelektualët më të mëdhenj që njoh. Kam kaluar një shkollë të re aktrimi me ta. Kur punon me ta, nuk është aq e rëndësishme të mendosh për skenat individuale, por rëndësinë e gjithë historisë”.-tha Ukaj.

Pjesë e kastit janë: Claire Bodson, Charlotte De Bruyne, Tijmen Govaerts, Mbundu Joely, Nadege Ouedraogo, Pablo Schils, Baptiste Sornin dhe Marc Zinga.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll