Aktualitet

80-vjeçari humb jetën pas goditjes nga 39-vjeçari, në kërkim autori

23 Korrik 2019, 11:27 Nga DOSJA
80-vjeçari humb jetën pas goditjes nga 39-vjeçari, në

Durrës– Një 80-vjeçari i cili është goditur nga një 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Policia ka shpallur në kërkim 39-vjeçarin me iniciale A.Z.

Njoftimi i policisë:

A.Z me banim në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit, akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”. Ngjarja ndodhi më 20 korrik, ku pas një konflikti të çastit ka shtyrë 80-vjeçarin me inicialaet Z.K banues në në lagjen Nr.2 Durrës.

Për pasojë i moshuari është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën. Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 39-vjeçarin me iniciale a.z. humb jetën 80-vjeçari 39-vjeçarin me iniciale a.z. humb jetën 80-vjeçari

Sondazh

Poll