Aktualitet

Prangoset 29-vjeçari në Tiranë, furnizonte me kanabis zonën e “Myslym Shyrit” (DETAJET)

23 Korrik 2019, 10:51 Nga DOSJA
Prangoset 29-vjeçari në Tiranë, furnizonte me kanabis

TIRANË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se shpërndante drogë në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se përfundim të operacionit janë sekuestruar rreth 1.1 kg cannabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga ky shtetas, Policia gjeti tri qese me lëndë narkotike canabis sativa, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “DISTRIBUTORI”. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohet rreth 1.1 kg cannabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale, si dhe procedohet një shtetas tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore disamujore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër te procedimit të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale te hetimit, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “DISTRIBUTORI”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin: E.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E.M. Menjëherë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve është organizuar puna per ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kapjen e tij në flagrancë, e cila u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ku ky shtetas ishte duke tregtuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga ky shtetas, Policia gjeti tri qese me lëndë narkotike canabis sativa, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

Seksioni Për Hetimin e Narkotikëve gjatë kohës së ndjekjes me metoda speciale të hetimit ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore (foto, video dhe raporte vezhgimi) të aktivitetit kriminal të shitjes së lëndës narkotike nga ky shtetas, duke realizuar edhe kapjen e disa personave që blinin tek shtetasi E.M.

Gjithashtu në kuadër të operacionit, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L.I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari operacioni distrubutori policia e tiranes sekuestrohet kanabis arrestohet 29 vjecari operacioni distrubutori policia e tiranes sekuestrohet kanabis

Sondazh

Poll