Aktualitet

Conference League/ Totti në Shqipëri, Rama e merr për drekë, ha byrek me fasule

Të ftuar nga kryeministri Edi Rama, të gjithë kanë shijuar gatime shqiptare, përfshire edhe byrek me fasule.

25 Maj 2022, 17:43 Nga DOSJA
Conference League/ Totti në Shqipëri, Rama e merr për drekë,
Pamje nga dreka e sotme

TIRANË- Kapiteni legjendar i skuadrës së Romës, Francesco Totti është ftuar sot për drekë në Pallatin e Brigadave bashkë me miqtë e skuadrës së Feynoord. Të ftuar nga kryeministri Edi Rama, të gjithë kanë shijuar gatime shqiptare, përfshire edhe byrek me fasule. Kjo drekë e rëndësishme u ishte besuar shefave, Altin dhe Anton Prenga nga Mrizi i Zanave, shef Alfred Markut nga Rapsodia dhe shefit Sebastian Biba.

Menuja me produkte shqiptare që u servir në dreken VIP

- Levrek dhe açuke nga Lezha

- Krap nga Shkodra

- Byrek me fasule Kallmeti dhe kërpurdha Puke

- Pule me jufka të Dibrës

- Tavë kosi me mish qengji dhe shafran nga Elbasani

- Embëlsira tradicionale me fruta pylli

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll