Aktualitet

Para shkollës së djalit/ Shqiptarja theret me thikë në mes të rrugës, vdes në vend

Sipas mediave vendase, të cilat kanë publikuar edhe foton e shqiptares, një burrë ende i paidentifikuar është afruar dhe ka nisur që ta godasë me thikë.

25 Maj 2022, 17:42 Nga DOSJA
Para shkollës së djalit/ Shqiptarja theret me thikë në mes
Bruna Muça

ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodhur pak para mesditës. 37-vjeçarja me origjinë shqiptare është sulmuar me thikë teksa ndodhej para shkollës, në pritje të djales të së birit 10-vjeçar nga shkolla.

Para shkollës së djalit/ Shqiptarja theret me thikë në mes
Bruna Muça

Sipas mediave vendase, të cilat kanë publikuar edhe foton e shqiptares, një burrë ende i paidentifikuar është afruar dhe ka nisur që ta godasë me thikë. Në momentin e sulmit, e reja nisit të vraponte derisa një grua telefonoi Policinë. Por kur ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, ishte e kotë të nxitohej për në spital, pasi gruaja kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit të krimit. Hetuesit janë në gjurmët e burrit që konsiderohet si përgjegjës për vrasjen e ndodhur.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll