Bota

Vritet aktivistja ruse e LGBT, Yelena Grigoryeva në Shën Petersburg

23 Korrik 2019, 13:42 Nga DOSJA
Vritet aktivistja ruse e LGBT, Yelena Grigoryeva në Shën Petersburg

RUSI- Trupi i pajetë i aktivistes së LGBT, 41-vjeçares Yelena Grigoryeva u gjet në shkurre afër shtëpisë së saj në Shën Petërsburgu të dielën, tha policia lokale.

Të afërmit dhe miqtë e konfirmuan viktimën si Yelena Grigoryeva, njofton raporti rus i lajmeve Fontanka.

Grigoryeva, e cila thuhet se ka marrë kërcënime me vdekje, bëri fushatë të rregullt për të drejtat e njeriut në Rusi.

Në një postim në rrjetet sociale të hënën, aktivisti Dinar Idrisov tha se mikesha e tij  Grigoryeva ishte “vrarë brutalisht afër shtëpisë së saj”.

“Ajo ishte kohët e fundit viktimë e kërcënimeve të dhunës dhe vdekjes,” shkroi ai, duke shtuar se ajo kishte parashtruar disa ankesa në polici.

Policia nuk ka konfirmuar raportet e kërcënimeve me vdekje dhe nuk është e qartë nëse sulmi ishte i lidhur me aktivizmin e saj në komunitetin e LGBT. Ndërkohë është mësuar të jetë arrestuar një i dyshuar në lidhje me vrasjen e saj.

Në janar të vitit të kaluar, aktivisti i opozitës ruse Konstantin Sinitsyn, 53 vjeç, u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij në Shën Petersburg, pasi vuajti lëndime në kokë.

Gushtin e kaluar, dhjetëra aktivistë të të drejtave LGBT u arrestuan gjatë një proteste në Shën Petersburg për të promovuar të drejtat e kësaj pakice.

Në vitin 2013, Rusia miratoi legjislacionin që ndalonte përhapjen e asaj që e përshkroi si propagandë homoseksuale.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lgbt shën petersburg vritet 41 vjeçarja yelena grigoryeva lgbt shën petersburg vritet 41 vjeçarja yelena grigoryeva

Sondazh

Poll