Bota

Avioni luftarak rus hyn në zonën ajrore të Koresë së Jugut

23 Korrik 2019, 12:24 Nga DOSJA
Avioni luftarak rus hyn në zonën ajrore të Koresë së

KORE E JUGUT- Ndërkohë që mes fuqive më të mëdha në botë kohët e fundit ka pasur tensione të nxehta, kanë nisur përplasjet edhe në zonën ajrore jugkoreane me Rusinë.

Avionët e Koresë së Jugut kanë qëlluar dy herë në formë paralajmërimi drejt një aeroplani ushtarak rus i cili është parë në zonën ajrore jugkoreane.

Sipas burimeve është mësuar se Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Koreane, ka deklaruar se hyrja e avionëve luftarakë rus në zonën ajrore jugkoreane përbën shkelje.

Konfrontimi u zhvillua mbi ishujt e diskutueshëm në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, në orët e para të mëngjesit këtë të martë.

Ajo që shkaktoi konfrontimin mes aeroplanëve ishin në një rajon të paqartë, por analistët thanë se misioni mund të ishte projektuar nga Rusia për të nxjerrë avionë të Koresë së Jugut për qëllime të mbledhjes së informacionit.

Ndërkohë sipas një prononcimi për mediat ndërkombëtare një zyrtar i ministrisë jugkoreane, ka thënë se kjo është hera e parë që një aeroplan ushtarak rus shkel zonën ajrore jugkoreane.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota avion luftarak kore e jugut rusi avion luftarak kore e jugut rusi

Sondazh

Poll