Bota

Trump i përgjigjet Iranit: Pretendimet tuaja për spiunët e CIA-s janë gënjeshtra dhe propagandë

23 Korrik 2019, 07:39 Nga DOSJA
Trump i përgjigjet Iranit: Pretendimet tuaja për spiunët e CIA-s

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kundërshtuar pretendimet nga Teherani se agjencitë iraniane të sigurisë kanë arrestuar 17 të dyshuar dhe kanë ndëshkuar disa me dënim me vdekje, pasi kanë shkatërruar një rrjet të spiunimit të lidhur me CIA-n.

“Raportimet e Iranit se kanë zënë spiunë të CIA-s, janë totalisht të rreme. Aspak të vërteta. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse në rastin e rrëzimit të dronit) të krijuar nga regjimi fetar që është duke dështuar dhe nuk e di si të veprojë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ndërkohë nga ana tjetër ministria iraniane e Inteligjencës ka thënë më herët gjatë ditës se agjencitë iraniane të sigurisë kanë “shkatërruar me sukses” atë që e kanë cilësuar si “rrjet të spiunimit” të CIA-s më 18 korrik.

Një reagim ka pasur dhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka hedhur dyshime për këto arrestime duke thënë se “regjimi i Iranit ka një histori të gjatë të gënjeshtrave”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë publikisht se ai ka gatishmëri për t’u takuar me liderët iranianë për të punuar në çështjet e sigurisë dhe ato bërthamore, mirëpo Teherani ka thënë se nuk dëshiron një gjë të tillë, derisa të mos hiqen sanksionet e SHBA-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump iran konflikti shba iran shba spiunet e cia donald trump iran konflikti shba iran shba spiunet e cia

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2019, 17:16

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj flet për vendimin e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.I pyetur nga moderatori Çi...