Bota

Ramush Haradinaj nuk niset drejt Hagës, shtyhet fluturimi

23 Korrik 2019, 10:48 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj nuk niset drejt Hagës, shtyhet fluturimi

Kosovë:Fluturimi i Ramush Haradinaj drejt Holandës është shtyrë. Mësohet se shkak janë bërë vonesat në linja ajrore e fluturimit.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

Tashmë kryeministri Haradinaj ndodhet në aeroportin “Adem Jashari” , ku do të presë disa orë derisa të niset avioni.

Theksojmë se ishte planifikuar në orën 12:30 që Haradinaj të fluturonte drejt Holandës, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimit. (lexo këtu)

Ramush Haradinaj dha dorëheqjes si kryeministër pak ditë më parë pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj shtyhet fluturimi i haradinajt dorehiqet ramush haradinaj shtyhet fluturimi i haradinajt

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2019, 17:16

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj flet për vendimin e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.I pyetur nga moderatori Çi...