Bota

Ramush Haradinaj para nisjes për në Hagë:Kosova e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në…

23 Korrik 2019, 10:06 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj para nisjes për në Hagë:Kosova e gatshme të

Kosovë-Ramush Haradinaj pasditen e sotme pritet të niset drejt Holandës, për t’u pyetur në Gjykatën e Hagës. Pak minuta më parë ai ka reaguar duke theksuar se ‘Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.’

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, shprehet ai.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjes si kryeministër pak ditë më parë pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj gjykata e hages haradinaj drejt hagës dorehiqet ramush haradinaj gjykata e hages haradinaj drejt hagës

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2019, 17:16

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj flet për vendimin e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.I pyetur nga moderatori Çi...