Bota

“Të pashë kur t’i ngulën thikat në shpinë”, këshilltarja e Ramush Haradinaj flet hapur për ish-kryeministrin

23 Korrik 2019, 09:53 Nga DOSJA
“Të pashë kur t’i ngulën thikat në

Kosovë- Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj, ka reaguar pak minuta para se ish-kryeministri të niset drejt Gjykatës së Hagës.

Ajo ka përmendur disa momente gjatë mandatit të Haradinajt, ku sipas saj qëndroi stoikisht kundër ndarjes së Kosovës, pra çështjeve me Serbinë. Ajo thekson se gjithmonë do ta ketë atë ushtaren e tij politike dhe luftëtare të paqes.

“Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën. Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.”, shprehet ai. 

Potimi i plotë i saj:

Kryeministër,

Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës; Të pashë teksa ia the troq, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde;

T’a njoha dhimbjen kur ishe i vetëm në luftën për mosdorëzimin e sovranitetit të Kosovës te Serbia;

Isha aty kur iu the të gjithëve që për Ushtrinë e Kosovës nuk do të vendoset në tavolinën dialoguese me Serbinë, as për Trepçën, as për tregun e Kosovës;

Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën.

Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.

Na e the sot, që vetëm ata që qëndrojnë stoik për shtet e popull, do të dalin fitues! Kosova jonë e ka fitoren në derë!

Faleminderit dhe Mirupafshim së shpejti në Kosovë, Kryeministër!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorëhiqet haradinaj meliza haradinaj ramush haradinaj dorëhiqet haradinaj meliza haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2019, 17:16

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj flet për vendimin e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.I pyetur nga moderatori Çi...