Aktualitet

Vaj ulliri, Coca-Cola, e Molto jashtë standarteve, AKU godet 6 subjekte, gjoba e MAJME 1.6 mln lekë (Foto)

23 Korrik 2019, 10:31 Nga DOSJA
Vaj ulliri, Coca-Cola, e Molto jashtë standarteve, AKU godet 6 subjekte,

SHQIPËRI- Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, AKU ka vijuar me kontrollet edhe për këtë sezon vere. Në një njoftim të lëshuar për mediat, AKU bën me dije se ka gjobitur 6 subjekte, pasi kryenin aktivitetin e tyre jashtë kushteve të lejuara higjieno-sanitare. Në pamjet e publikuara nga AKU shihet se janë sekuestruar coca-cola, vaj ulliri dhe kruasantë “Molto” të cilat ishin të skaduara.

Njoftimi i plotë:

AKU GJOBIT ME 1.6 MILION LEKË 6 SUBJEKTE, BLLOKON AKTIVITETIN E NJËRIT PREJ TYRE, OPERONTE NË MUNGESË TË KUSHTEVE HIGJENO-SANITARE DHE TREGTONTE PRODUKTE TË SKADUARA

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Vlorë, Durrës dhe Shkodër ushtruan kontrolle në 6 subjektet, me aktivitet “Magazina ushqimore”, “Fast-food” dhe “Tregje ambulante”, nga ku u konstatua: mungesë e kushteve higjeno-sanitare; etiketim i parregullt i produkteve; mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëria); produkteve me afat përdorimi të kaluar.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 8 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 1.6 milion lekë për 6 subjektet; “Bllokim produkti” me destinacion asgjësimin për produket e pasigurta të konstatuara në 5 subjekte; si dhe “Bllokim aktiviteti” për një nga subjektet.

Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! #xdcaa;

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i aku gjobiten bizneset aksioni i aku gjobiten bizneset

Sondazh

Poll