Bota

Boris Becker u transferua në burg për të huaj në shenjë se do të dëbohet

Ish-tenisti ishte ndaluar në burgun Wandsworth, një burg i kategorisë B, pasi u burgos për dy vjet e gjysmë.

25 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA

Boris Becker u transferua në burg për të huaj në shenjë

BRITANI E MADHE- Boris Becker ish-tenisti, është transferuar në një burg që përdoret për të ndaluar të burgosurit e huaj, duke treguar se ai do të dëbohet nga Britania e Madhe në fund të dënimit të tij.

Sipas The Guardian, avokati i Becker u tha gazetarëve në Berlin se ai ishte transferuar në Huntercombe në Oxfordshire. Ish-tenisti ishte ndaluar në burgun Wandsworth, një burg i kategorisë B, pasi u burgos për dy vjet e gjysmë për fshehjen e 2.5 milion £ të aseteve për të shmangur pagesën e parave që i detyrohej pas falimentimit të tij. Ai do të vuajë gjysmën e dënimit.

Becker, jeton në Britaninë e Madhe që nga viti 2012, por kuptohet se nuk ka nënshtetësi britanike. Ai ka një djalë 12-vjeçar, Amadeus, me gruan e tij Sharley "Lilly" Becker, teksa mund të apelojë kundër dëbimit.

(d.d)/dosja.al

 

 

Sondazh

Poll