Bota

Ofendoi stafin e Kuvendit, kryetari Talat Xhaferi:Nuk kam pse të kërkoj falje

Në seancë e sotme, Xhaferi duket se nuk e ka parë të arsyeshme që t'i kërkojë falje parlamentarëve dhe stafit të cilët i ofendoi disa ditë më parë.

25 Maj 2022, 12:31 Nga DOSJA
Ofendoi stafin e Kuvendit, kryetari Talat Xhaferi:Nuk kam pse të
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi prej ditësh është në qendër të debateve pas një videoincizimi të publikuar ditë më parë ku dëgjohej të ofendonte stafin e Kuvendit.

Në seancë e sotme, Xhaferi duket se nuk e ka parë të arsyeshme që t'i kërkojë falje parlamentarëve dhe stafit të cilët i ofendoi disa ditë më parë.

Ai u pyet nga disa deputetë ditën e sotme por nuk pranoi të përgjigjej, madje dhe gazetarëve u tha që ra pyesnin për tema të tjera.

“Nuk mendoj se kam shkelur asgjë, pjesa tjetër është opinion publik. Publiku e ka fjalën e vet. Nuk e ndjej përgjegjësinë të kërkoj falje”, tha Xhaferi.

Xhaferi ka mohuar që të ketë ofenduar punonjësit dhe tha se të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin, kanë një etikë të sjelljes.

Lidhur me kërkesën nga VMRO-DPMNE që ai të dorëhiqet Xhaferi tha se ata nuk kanë çfarë të bëjnë, po merren me të. s

(d.a/dosja.al)

8727

Sondazh

Poll