Bota

Dëshmia e mikut të vrasësit në Texas: Më dërgoi fotografi të armëve që i përdorte

Sipas tij, Ramosi kohët e fundit  kishte filluar të mungonte shumë në mësim.

25 Maj 2022, 11:27 Nga DOSJA
Dëshmia e mikut të vrasësit në Texas: Më dërgoi
Salvador Raomos

SHBA-Një mik i klasës së vrasësit Salvador Raomos që dje vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën Uvalde, ka thënë se Ramosi i kishte dërguar fotografi të armëve dhe municionit pak çaste para se të fillonte sulmin.

Miku i tij që nuk deshi ta zbulojë identitetin, theksoi se në njëfarë forme ka qenë i “afërt” me Ramosin, dhe se kohë pas kohe mbante kontakte me të në veçanti kur luanin Xbox. Sipas tij, Ramosi kohët e fundit  kishte filluar të mungonte shumë në mësim.

“Më dërgonte kohë pas kohe mesazhe e disa orë para sulmit më dërgoi fotografi të armëve që i përdorte. Kishte një çantë plotë municion. E pyeta: Vëlla, çfarë të duhen këto?, por më tha: Mos u brengos për këtë. Vazhdonte të më dërgonte mesazhe të llojit: Tani po dukem krejt ndryshe, nuk do të më njihje”, tha miku i Ramosit. Filloi të mos vinte në shkollë, dhe në një moment pothuajse u zhduk. Mezi që është dukur dy ditët e fundit”, tha miku i tij.

Sipas Dailymail, ai shtoi se Ramosin e kishin bullizuar fëmijët e tjerë për shkak të rrobave që i vishte dhe gjendjes së vështirë financiare që e kishte familja e tij.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll