Bota

'Situata në Bosnje rrezikon sigurinë tonë', presidenti kroat i shpreh shqetësimin shefit të NATO-s

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruajtu se ata kanë diskutuar mbi vendimet që do të marrin në samitin e ardhshëm.

25 Maj 2022, 12:28 Nga DOSJA
'Situata në Bosnje rrezikon sigurinë tonë', presidenti
Jens Stoltenberg dhe Zoran Milanoviç

KROACI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar sot me presidentin kroat Zoran Milanoviç. Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruajtu se ata kanë diskutuar mbi vendimet që do të marrin në samitin e ardhshëm.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Zoran Milanoviç, presidentin e Kroacisë, aleatin tonë të përkushtuar në NATO. Diskutuam vendimet e rëndësishme që do të marrim në samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Zyra e presidentit Zoran Milanoviç ka njftuar gjithashtu se ka patur një bisedë mes tij dhe sekretarit të përgjithsëm të NATO-s.

“Sot, Presidenti i Republikës Zoran Milanoviç bisedoi në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me iniciativën e të cilit u zhvilluan bisedimet, dhe pasi presidenti Milanoviç i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg për të gjithë anëtarët e Aleancës”-shkruajtën ata.

Pas letrës, presidenti Milanoviç e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në detaje për krizën e rëndë politike në Bosnjë e Hercegovinë, gjegjësisht gjendjen e kroatëve në BeH.

Sipas mediave të huaja, Milanoviç shpjegoi më tej se statusi i pabarabartë i kroatëve në BeH ndikon negativisht jo vetëm në stabilitetin e BeH, por gjithashtu vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Republikës së Kroacisë, për të cilën një BeH e qëndrueshme është me interes strategjik.

Ai theksoi se Republika e Kroacisë pret më shumë mirëkuptim nga aleatët e saj në NATO për kërkesat e drejta dhe legjitime në lidhje me sigurimin e pozitës së barabartë të kroatëve në BeH. Ai vuri në dukje se kjo mund të ketë një ndikim pozitiv në sigurinë rajonale, në sigurimin e së cilës Aleanca është e përfshirë në mënyrë aktive.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll