Bota

Masakra në Teksas, dy nga viktimat mësueset e shkollës: U sakrifikun duke mbrojtur fëmijët...

Eva Mireles ishte mësuese e klasës së katërt në shkollën fillore ‘Rob’ në qytetin e Uvalde, Teksas.

25 Maj 2022, 11:16 Nga DOSJA

Masakra në Teksas, dy nga viktimat mësueset e shkollës: U

SHBA- Dy nga 21 personat të cilën humbën jetën nga sulmi në Teksas ishin edhe mësueset, Irma dhe Eva. Eva Mireles ishte mësuese e klasës së katërt në shkollën fillore ‘Rob’ në qytetin e Uvalde, Teksas. Ndërsa mësuesja e dytë quhej Irma Garcia, një nënë 46-vjeçare me katër fëmijë dhe me një eksperinecë si mësuese prej 23 vitesh.

Sipas Proto Themas, kjo ngjarje i ka lënduar shumë familjarët e tyre ku përmes rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbjen që ju la pas vdekja e tyre.

“Tezja ime nuk ia doli, u sakrifikua duke mbrojtur fëmijët e klasës së saj, Irma Garcia është emri i saj, një HERO vdiq”- ka shkruar në Twitter nipi i saj Gjoni.

E specializuar në edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, Eva Mireles jepte mësim për nxënësit e klasës së katër. Burri i saj Ruben Ruiz është një oficer policie, pjesë e shërbimit të ngarkuar me hetimin e masakrës. Halla e saj Lidia Martines Delgadobëri një shkrim në Facebook për të dhe për fëmijët që humbën jetën.

“Jam i inatosur. Këta fëmijë ishin të pafajshëm. Askush nuk duhet të jetë në gjendje të blejë armë kaq lehtë. Ky është qyteti ku unë u rrita, një komunitet i vogël prej 20,000 banorësh. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se një gjë e tillë do të ndodhte, veçanërisht me të dashurit e mi ”- shkruajti ajo.

18-vjeçari Salvador Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, vrau 21 persona brenda shkollës fillore në Teksas. I riu ishte gjimnazist në qytet dhe para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij që po trajtohej në gjendje kritike.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll