Bota

Presidenti maqedonas takohet me Abazovic në Davos, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Sipas njoftimit të presidencës maqedonase, në takim është diksutuar për gadishmërinë e avancimin të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve si dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik.

25 Maj 2022, 12:53 Nga DOSJA
Presidenti maqedonas takohet me Abazovic në Davos, diskutuan për
Stevo Pendarovski dhe Dritan Abazovic

MAQEdONIA E VERIUT- Presidenti i Maweonisë së eriut Stevo Pendarovski ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic gjatë pjesmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër.

Sipas njoftimit të presidencës maqedonase, në takim është diksutuar për gadishmërinë e avancimin të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve si dhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik.

Pendarovski dhe Abazovi shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke rikonfirmuar përkushtimin e tyre për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal, përmes forcimit të vazhdueshëm të proceseve demokratike dhe partneritetit të zgjeruar ndërkombëtar.

"Ata ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të aleancës së NATO-s do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si qëllim i përbashkët strategjik i dy vendeve, njoftuan nga kabineti i presidentit Pendarovski."-thuhet në njoftim.

Pendarovski e uroi Abazovicin për emërimin e tij në postin e ri dhe i uroi një mandat të suksesshëm në ballafaqimin me sfidat dhe synimet e politikës së brendshme dhe të jashtme.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll