Asambleja/ Rama bën 8 ndryshime në parti dhe ‘shkund’ socialistët: Kush s’kap ritmin, përjashtohet nga PS-ja
23 Korrik 2019, 07:24Nga DOSJA
TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur për rreth 2 orë Asamblenë Kombëtare, e cila kishte në fokus të saj 30 qershorin dhe zgjedhjet brenda strukturave.
Në fjalën e tij, Rama prezantoi ndryshimet e reja brenda strukturave të partisë, ku edhe u zëvëndësuan figura që dështuan në zgjedhjet e qershorit.
Qarku i Shkodrës nuk i besohet më Ditmir Bushatit, pasi në vendin e tij vendoset kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri. Në Lezhë shkon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke zëvëndësuar Lindita Nikollë. Blerina Gjylameti largohet nga Tirana për t’i lënë vendin dyshes drejtuese Elisa Spiropali e Ervin Bushati.
Gjatë asamblesë, Rama tha se në zgjedhjet lokale nuk kishin fituar për shkak të zotësisë së tyre duke iu bërë thirrje që t’ua kthenin borxhin me punë.
Rama paralajmëroi të tijët që të debatojnë dhe dëgjojnë popullin, ndryshe nëse nuk u përgjigjen kërkesave të tyre do të përjashtohen nga partia.
Rama i dërgoi edhe një mesazh opozitës, të cilës i tha se dora e tij për dialog ishte ende e shtruar por i kujtoi që nuk do të bënte kompromise për reformën në drejtësi.
Kryesocialisti ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore dhe theksoi se reforma në drejtësi nuk negociohet.
Ndryshimet që bëri PS-ja në asamblenë e sotme
Valdrin Pjetri-koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit
Sandër Lleshaj-koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati-koordinator në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit
Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë
Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin
Ilir Beqaj-sekretar për koordinimin e punës së këshillave
Arben Pëllumbi-sekretar për koordinimin dhe organizimin
Lindita Nikolla-sekretare për burime njerëzore në PS
(k.m/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka shpjeguar në studion e lajmeve në RTV Ora arsyen pse ligjin për teatrin dhe atë për arsimin e lartë PD nuk i ...
Shqipëri- Deputeti Kujtim Gjuzi është përzënë nga disa qytetarët pasi ka shkuar t’i bashkohet protestës që po zhvillohet te Teatri Kombëtar.’Ik Shporru, ke ardh...
Tiranë- Arben Malaj vijon me kritikat ndaj qeverisë.Ish-ministri socialist i Financave, ka ‘shpërthyer’ me kritika në një status në Facebook kundër aksionit an...
TIRANË- E pranishme në ceremoninë e iangurimit të “Polit të Drejtësisë”, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë...
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar sot në 3 vjetorin e Reformës në Drejtësi.Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Sor...
TIRANË– Në ceremoninë e inagurimit të shtëpisë së drejtësisë, ishte e pranishme edhe e ngarkuar me punë e SHBA-së, Leyla Mosses Ones. Gjatë fjalës së saj, ...
TIRANË- Inaugurohet “Poli i Drejtësisë”. Dita e sotme përkon me 3-vjetorin e Reformës, e cila u shoqërua sot me inagurimin e shtëpisë së re të drejtësisë.G...
TIRANË- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar kërkesat e Bindjes Demokratike, lidhur me pro...
TIRANË- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë pas dorëheqjes së parevokueshme që deklaroi më 19 Korrik. Në një intervi...