Aktualitet

Llogari bankare dhe prona në Gjirin e Lalëzit, sekuestrohet pasuria e grupit kriminal të “Toyota Auris”

Kjo është faza e dytë e operacionit “Bizark”, faza e parë e të cilit u finalizua me sekuestrimin e 3.4 mln eurove në Portin e Durrësit në dy automjete të tipit “Toyota”.
Featured image of article: Llogari bankare dhe prona në Gjirin e Lalëzit, sekuestrohet pasuria e grupit kriminal të “Toyota Auris”

TIRANË– Është sekuestruar pasuria e grupit kriminal të “Toyota Auris”. Dosja.al mëson se ditën e sotme se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë vënë në sekuestro prona dhe llogari bankare që i përkasin këtij grupi kriminal.

Janë sekuestruar:

-Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet  “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

-Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

-Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

-Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

-Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2,  sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e  ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Këto prona mësohet se janë në pronësi të shtetasve me inicialet: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Kjo është faza e dytë e operacionit “Bizark”, faza e parë e të cilit u finalizua me sekuestrimin e 3.4 mln eurove në Portin e Durrësit në dy automjete të tipit “Toyota”.

Në lidhje me këtë çështje po kryhen hetime edhe nga pala belge, e cila ka kërkuar dhe dëshminë e kryeopozitarit Lulzim Basha. Pak ditë para se të kapej dengu me euro në Portin e Durrësit, Basha ka akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje.

Balla e fitoi ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.  

Në Belgjikë janë proceduar Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor “BIZARK”.

Vendoset sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal.

Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018.

Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

–          Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet  “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

–          Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

–          Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2,  sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e  ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Policia e Shtetit është e vendosur që nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, të gjurmojë, evidentojë dhe sekuestrojë të gjitha pasuritë që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment