Bota

Hungaria shpall gjendjen e emergjencës, do të hyjë në fuqi në mesnatë

Viktor Orbán tha se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim për Hungarinë ndaj dhe mori masa. 

24 Maj 2022, 20:42 Nga DOSJA
Hungaria shpall gjendjen e emergjencës, do të hyjë në fuqi
Viktor Orbán

HUNGARI- Qeveria hungareze shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do të hyjë në fuqi në mesnatë. Kështu njoftoi kryeministri Viktor Orbán. Në një video që ai postoi në Facebook disa orë pasi parlamenti miratoi një amendament kushtetues që përmend konfliktin, luftën ose katastrofën humanitare në një vend fqinj si arsye për masën, Orban tha se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim për Hungarinë ndaj dhe mori masa. 

"Bota është në prag të krizës ekonomike. Hungaria duhet të qëndrojë larg kësaj lufte dhe të mbrojë sigurinë financiare të familjeve. Qeveria duhet të jetë në gjendje të marrë vendime dhe të reagojë shpejt. Ky ligj do të lejojë qeverinë të reagojë shpejt dhe të përdorë të gjitha metodat e disponueshme për të mbrojtur Hungarinë dhe hungarezët,"-tha Orban.

Më herët sot, parlamenti hungarez miratoi amendamentin e 10-të të Kushtetutës, i cili i lejon qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në rast konflikti të armatosur, lufte apo katastrofe humanitare në një vend fqinj. Për amendamentin votuan 136 deputetë, ndërsa kundër 36.

Konflikti i armatosur përfshin të gjitha përplasjet e armatosura, përfshirë luftën civile, ndërsa fatkeqësia humanitare përfshin çdo situatë që rezulton nga lufta ose konflikti i armatosur, ose nëse ka ndonjë arsye tjetër, si fatkeqësitë natyrore që bëjnë që shumë njerëz të jenë në një situatë të vështirë.

Marrë nga Blic

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll