Bota

‘Çfarë jepni ju për njohjen nga Serbia?’/ Haradinaj e thotë hapur: Më kanë kërkuar çmim!

22 Korrik 2019, 17:35 Nga DOSJA
‘Çfarë jepni ju për njohjen nga Serbia?’/ Haradinaj

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Syri.net tregon se i ka ardhur ofertë nga disa persona lidhur me njohjen nga Serbia.

Sipas tij, oferta nuk është shprehur haptazi pasi askush nuk ka guxuar por është thënë në mënyrë të tërthortë.

Më tej, Haradinaj ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkojë i vetëm dhe pa asnjë aleancë.

Pjesë nga intervista:

Ramush Haradinaj: Unë nuk shkoj hapa pas armiqve të vendit tim. Ibrahim Rugova ka thënë më herët “kryet ma hiqni, por mendjen s’ma ndërroni”. Nuk mund të prekni në territor të Kosovës, nuk mund të mashtroni shqiptarët. Putini nuk ka për të hyrë këtu. Taksa nuk hiqet deri në njohje.

Pyetje: A keni arsye për ta destabilizuar Kosovën?

Ramush Haradinaj: Nuk kam arsye se është vendi im. Unë dua të jemi më stabil.

Pyetje: Sa gjasa ka që t’ju shantazhojë Amerika për korrektimin e kufijve?

Ramush Haradinaj: Mendoj se askush nuk është për ndarjen e Kosovës. Unë mendoj se këta tanët kanë çuar një ofertë. S’kam takuar asnjë amerikan që ka në zemër ndarjen e Kosovës.

Pyetje: A keni takuar ndonjë amerikan?

Ramush Haradinaj: Ne nuk jemi jashtëtokësorë. Jemi rritur dhe do të jemi gjithmonë bashkë me aleatët.

Pyetje: Pas pas dorëheqjes suaj, ambasadori i SHBA-va na kujtoi se njeriu kishte shkuar në hënë, si e komentoni?

Ramush Haradinaj: Nuk dua të flas për këtë gjë.

Pyetje: A keni pasur ofertë për të hequr taksën, të ndani Kosovën në mënyrë që të mos keni asnjë aktakuzë ndaj jush.

Ramush Haradinaj: S’kanë guxuar ta bëjnë hapur, po ashtu e kanë ofruar. Mua më kanë kërkuar çmim! Çfarë jepni ju për njohjen nga Serbia? E ka thënë kush ka hyrë e ka dalë. Ndërkombëtarët janë duke bërë gabim duke bërë një presion kaq të madh ndaj Kosovës. Ky presion nuk sjell asnjë gjë të mirë as për Kosovën dhe as për rajonin

Pyetje: Me kë do të bëni aleancë për zgjedhjet?

Ramush Haradinaj: Do shkojmë si Aleancë në zgjedhje. Kemi marrë mësimet tona.

4 ditë pas dorëheqjes flet Ramush Haradinaj. Në një i ntervistë, Haradinaj tha se zgjedhjet parlamentare do të ishin referendum për taksën. Haradinaj pohoi se në zgjedhje do të hynte i vetëm dhe pa asnjë koalicion. Ai tregoi edhe një episod ku i kishin ofruar për të paguar një çmim në mënyrë që Serbia t’i njihte si shtet. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj ramush haradinaj taska per mallrat serbe dorehiqet ramush haradinaj ramush haradinaj taska per mallrat serbe

Sondazh

Poll