Bota

Aleatët e Putin: Synimet tona në Ukrainë do të përmbushen

BBC shkruan se Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ofensiva do të vazhdojë derisa të gjitha objektivat e saj të ishin arritur.

24 Maj 2022, 19:27 Nga DOSJA
Aleatët e Putin: Synimet tona në Ukrainë do të
Ukraine

UKRAINË- Dy zyrtarë të lartë rusë kanë sinjalizuar se Moska është gati për një konflikt të zgjatur në Ukrainë. BBC shkruan se Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ofensiva do të vazhdojë derisa të gjitha objektivat e saj të ishin arritur.

Ai i tha Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, një aleancë ushtarake euroaziatike e pesë ish-republikave sovjetike dhe Rusisë, se Kremlini do të vazhdojë me synimet e tij pavarësisht nga ndihma masive perëndimore për regjimin e Kievit dhe sanksionet kundër Rusisë.

Ndërkohë, një tjetër aleat i ngushtë i Presidentit Putin, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, i tha një gazete se ofensiva e Moskës do të zgjasë aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

“Ne nuk po nxitojmë për të përmbushur afatet. Të gjitha synimet e vendosura nga Presidenti i Rusisë do të përmbushen”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll