Bota

Zyrtarët: Forcat ruse granatojnë fabrikën e azotit dhe vrasin katër persona

BBC shkruan se ai tha se Rusia kishte përqendruar të gjitha burimet e saj në kapjen e Severodonetsk dhe Lysychansk por nuk ka bërë pothuajse asnjë përparim në tre muajt e fundit.

24 Maj 2022, 19:15 Nga DOSJA
Zyrtarët: Forcat ruse granatojnë fabrikën e azotit dhe vrasin
Ukraine

UKRAINË- Forcat ruse kanë bombarduar një fabrikë azoti në Severodonetsk në Ukrainën lindore, duke vrarë katër, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Hayday. BBC shkruan se ai tha se Rusia kishte përqendruar të gjitha burimet e saj në kapjen e Severodonetsk dhe Lysychansk por nuk ka bërë pothuajse asnjë përparim në tre muajt e fundit.

"Kështu që ata vazhdojnë të bombardojnë qytetet, veçanërisht vendet ku mblidhen njerëzit. Këtë mëngjes, rusët hapën përsëri zjarr mbi uzinën e Azotit [azotit], ku, të gjithë e dinë këtë, ishin rregulluar disa strehë për bomba. Si pasojë, katër persona vdiqën," tha Hayday.

Hayday tha se një civil u plagos për vdekje nga zjarri rus në Severodonetsk qendror.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll