Bota

Tjetër varr masiv, gjenden 200 trupa civilësh në një ndërtesë shumëkatëshe në Mariupol

Në një mesazh në aplikacionin e mesazheve Telegram, Petro Andriushenko tha se trupat u gjetën në një bodrum nën ndërtesën e shkatërruar.

24 Maj 2022, 19:25 Nga DOSJA
Tjetër varr masiv, gjenden 200 trupa civilësh në një
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Rreth 200 trupa janë zbuluar në rrënojat e një ndërtese të lartë, ka thënë një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, Vadym Boychenko.

Në një mesazh në aplikacionin e mesazheve Telegram, Petro Andriushenko tha se trupat u gjetën në një bodrum nën ndërtesën e shkatërruar.

Gjatë çmontimit të bllokimeve të një pallati të lartë pranë karburantit në periferi, rreth 200 trupa u gjetën të vdekur në bodrumin nën bllokime me shkallë të lartë dekompozimi. Për shkak të refuzimit të vendasve për të mbledhur dhe paketuar trupat e të vdekurve, ministria ruse e emergjencave u largua nga vendi i punës”.-tha ai.

Në 3 muaj luftë të shumta kanë qenë rastet kur në Ukrainë janë gjetur varre masive të civilëve si ai i Bucha dhe Irpinit, ku qindra të pafajshëm janë vrarë mizorisht nga forcat ruse.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll