Bota

'Është provokim", Japonia kritikon stërvitjen e përbashkët ushtarake të Kinës dhe Rusisë

Në stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake që nga fillimi i luftës në Ukrainë, aeroplanët ushtarakë fluturuan pranë hapësirës ajrore të Japonisë ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me liderët e Indisë, Kinës dhe Japonisë në Tokio.

24 Maj 2022, 19:18 Nga DOSJA
'Është provokim", Japonia kritikon stërvitjen e
Avion luftarak

JAPONI- Stërvitja e përbashkët ushtarake e mbajtur nga Kina dhe Rusia mbi Detin e Japonisë ka sjellë reagimin e kësaj të fundit ku  ministri japonez i mbrojtjes, Nobuo Kishi e konsideroi si një provokim.

"Ne besojmë se fakti që ky veprim u ndërmor gjatë samitit Quad e bën atë më provokues se në të kaluarën."-tha Kishi.

Sipas Skynews, në stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake që nga fillimi i luftës në Ukrainë, aeroplanët ushtarakë fluturuan pranë hapësirës ajrore të Japonisë ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me liderët e Indisë, Kinës dhe Japonisë në Tokio.

"Ne mendojmë se kjo tregon se Kina vazhdon të jetë e gatshme të lidhet ngushtë me Rusinë, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak. Kina nuk po largohet nga Rusia,"-tha një zyrtar amerikan.

Ai shtoi se në vend të kësaj, stërvitja tregon se Kina është e gatshme të ndihmojë Rusinë të mbrojë lindjen e saj, ndërsa Rusia lufton në perëndim të saj.

Gjatë samitit, Biden tha se synonte të kundërshtonte pjesërisht ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll