Bota

Ministrja franceze: Duhet një raund tjetër sanksionesh ndaj Rusisë

Duke folur gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me homologun e saj gjerman, Colonna theksoi nevojën për të forcuar mbështetjen për Ukrainën. 

24 Maj 2022, 18:45 Nga DOSJA
Ministrja franceze: Duhet një raund tjetër sanksionesh ndaj
Ministret

FRANCË- Bashkimi Evropian duhet të miratojë së shpejti paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur ministrja e Francës për Evropën dhe Punët e Jashtme Catherine Colonna.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me homologun e saj gjerman, Colonna theksoi nevojën për të forcuar mbështetjen për Ukrainën. 

"Ne duhet të miratojmë shpejt paketën e gjashtë të sanksioneve që do të parashikojë përfundimin progresiv të importeve të naftës ruse," tha Colonna, e cila u emërua në detyrën e saj javën e kaluar.

Pavarësisht kundërshtimit nga vende si Hungaria, Colonna tha se është "optimiste" se paketa do të miratohet dhe përgëzoi unitetin "të shquar" të treguar nga BE në mbajtjen e Rusisë përgjegjëse. 

“Duhet të vazhdojmë sepse ky unitet është forca jonë”, theksoi Colonna. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll