Sport

Nuk do jetë “Arena Kombëtare”, FSHF në kërkim të sponsorave për emrin e stadiumit të ri

23 Korrik 2019, 06:50 Nga DOSJA
Nuk do jetë “Arena Kombëtare”, FSHF në kërkim

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ditën e djeshme se stadiumi i ri nuk do të emërtohet “Arena Kombëtare”, por do do ketë një emër të sponsorave.

Në një njoftim FSHF, bëri me dije se kërkonte një sponsor për stadiumin, i cili do të financojë dhe ka të drejtë të përdorë emrin për 5 vite.

Më tej shtohej se shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

NJOFTIMI I PLOTË

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera. Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë: Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar. Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit. Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij. Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

Kujtojmë se stadiumi i ri ka disa vite për po ndërohet në vendin ku ka qenë “Qemal Stafa”. Mes problemeve dhe akzuave kjo arenë e re e futbollit shqiptar po lartësohet dhe është në përfundim, por financat gjithmonë kanë bërë që të ulet ritmi i punës. Ky stadium do të jetë shtëpia e re e kombëtares dhe FSHF-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arena kombetare emri i stadiumit fshf stadiumi i ri arena kombetare emri i stadiumit fshf stadiumi i ri

Sondazh

Poll