Aktualitet

'Deja vu'/ Përfshihet në aksident një tjetër autobus në Tiranë

Linja e 'Unazës' është përplasur në orët e para të mëngjesit me një mjet.

24 Maj 2022, 08:25 Nga DOSJA
'Deja vu'/ Përfshihet në aksident një tjetër
Aksident

TIRANË- Nuk kanë fund aksidentet që përfshijnë urbanët në kryeqytet. Linja e 'Unazës' është përplasur në orët e para të mëngjesit me një mjet. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar. 

Panorama ka siguruar pamjet nga aksidenti i cili ka lënë të shokuar kalimtarët. 

Aksidentet me autobusët janë kthyer në monotoni në Tiranë. Urbani i linjës 'Greenline' përfundoi në Lanë një muaj më parë duke lënë pas 5 persona të lënduar. Kjo linjë ka pësuar defekte të herë pas hershme, duke ngecur në mes rrugës apo duke u përplasur me stacione autobusësh. Për gjithë këto aksidente, as kompania dhe as kryetari i Bashkisë së Tiranës s'ka reaguar.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll