Aktualitet

Nikla tremb Klodiana Lalën, gazetarja: S'flas më se shkoj tek Nuredini pastaj, dua të rris fëmijët

Klodiana Lala tha se atje nis burimi i të gjitha vrasjeve në vend, por preferon që të mos japë më shumë detaje.

23 Maj 2022, 23:15 Nga DOSJA
Nikla tremb Klodiana Lalën, gazetarja: S'flas më se shkoj tek
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka “premtuar” se nuk do të flasë më për zonën e Niklës në fushë Krujë. Sonte, e ftuar në emisionin “Opinion”, Klodiana Lala tha se atje nis burimi i të gjitha vrasjeve në vend, por preferon që të mos japë më shumë detaje.

“Këta ishin krahu i armatosur i të gjithëve, vepronin nga Elbasani në Durrës, në Tiranë, në Lezhë. Lidhjet e tyre, baza kryesore ishin Nikla. Kanë folur dhe me gjatë. Nuk jap dot më detaje se nuk dua të shkoj tek Nuredini, dua të rri këtu të rris fëmjët e mi,”-tha ajo.

Ndërsa kohët e fundit në rrjetet e saj sociale ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të ndërhyjë në zonë pasi priten rrëmbime dhe vrasje pasi balancat e krimit janë prishur, sidomos pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili është bërë i penduari i drejtësisë.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll